Menjëherë pas marrjes së detyrës, Evis Kushi ka bërë lëvizjen e parë brenda ministrisë vetëm një ditë pasi u betua si ministrja e re e Arsimit.
Alqi Kushi është caktuar përkohësisht në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa tashmë është ngarkuar përkohësisht në detyrën e re, prej datës 25 shtator.
Sipas vendimit ky zëvendësim nuk shoqërohet me efektet financiare të pozicionit Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Diskutime rreth kësaj post