Analisti Arjan Çuri është shprehur në ‘Zonë e lirë’ se Partia Socialiste veproi me zgjuarsi dhe prishi koalicionet. Analisti shtoi se PS do i jepet mundësiA të parës të krijojë qeveri.
“Nëse një koalicion dhe një parti merr 71 mandate ka të drejtën e qeverisë, nëse një koalicion merr 69 mandate, do kërkojë të tjerë. Mund ta bëj edhe pala tjetër”, tha Gjiknuri.
“Juve nëse gjatë rrugës peshkoni 2-3 deputetë, nëse shkoni 66-67 mandate, do hedhin sytë nga këta peshqit andej. Prandaj këta këtej duhet të kenë kujdes kë do vendosin në listë. Këta që dalin nga opozita do sprovohen për besimin e tyre tek koalicioni opozitar. Këtu do bëhet loja… Listat e PD dhe LSI janë në mazhorancë, do fillojë peshkimi i madh ditën pas zgjedhjeve, u bëj thirrje Kryemadhit dhe Bashës të kenë kujdes cilët peshq do vendosin në listat e tyre se mund t’ua peshkojë Ramsi. Nëse nuk peshkohen, rrotacioni është i garantuar”, u shpreh Çuri. “Opozita e bashkuar do hyjë si koalicion i formatuar. Po formohet një koalicion politik, kemi një koalicion të formatuar”, tha Kaso. “Nëse marrin 71 mandate, veç e veç a bashkë, ta gëzojnë”, tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post