Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati është shprehur sot se nisma anti-KÇK është “ndërhyrje emergjence për ashpërsimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“Është një ligj me efekt të përkohshëm. Janë masa parandaluese që parashikojnë hetime”,- tha Ferhati.
Sipas deputetes socialiste, “gjithçka është e rakorduar me partnerët ndërkombëtarë”.
“Kushdo që e lexon me vëmendje aktin normativ, pavarësisht subjektit përballë, sheh se të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë”, tha deputetja e ftuar në A2.
Diskutime rreth kësaj post