Barcelona nuk po kalon një moment të mirë dhe sikur mos mjaftonin paraqitjet e dobëta në fushën e lojës, tani kanë filluar edhe grindjet në klub. Shkak është bërë një deklaratë e drejtorit, Erik Abidal, i cili tha se lojtarët nuk donin të stërviteshin nën urdhrat e ish-trajnerit, Ernesto Valverde.
Kjo deklaratë ka nervozuar së tepërmi kapitenin e ekipit, Leo Mesin, i cili nuk ka qëndruar i heshtur dhe i është kundërpërgjigjur.
Mesi tha:
“Abidal, meqë është kaq i sigurt për ato që thotë, tani bën mirë që të nxjerrë emrat e lojtarëve të pakënaqur, sepse në këtë mënyrë rrezikon që të na baltosë të gjithë.”
Diskutime rreth kësaj post