Zhong Nanshan, këshilltari më i rëndësishëm për shëndetin në qeverinë kineze, paralajmëron për rrezikun e një valë të dytë të mundshme të infeksioneve dhe kritikon përgjigjen fillestare të zyrtarëve në Wuhan ndaj epidemisë së koronavirusit.
Në një intervistë ekskluzive për “CNN”, ai deklaroi: “Shumica e kinezëve janë ende në rrezik nga infeksioni Covid-19 për shkak të mungesës së imunitetit”. Zhong, i njohur si “heroi i Sarsit” për betejën e tij kundër epidemisë së vitit 2003 tha se ekzistojnë tre vaksina që po studiohen në Kinë, por do të duhen vite për të gjetur zgjidhjen perfekte.
“Autoritetet lokale nuk e treguan të vërtetën në fillim të pandemisë”, tha ai, duke shpjeguar se nisi të ketë dyshime kur numri i rasteve të raportuara zyrtarisht në Wuhan mbeti 41 për më shumë se 10 ditë. Për dallim nga sa u raportua, ai nuk besonte se epidemia ishte e parandalueshme dhe e kontrollueshme. “Atë 18 janar u kërkova autoriteteve lokale numrat e vërtetë, por ata nuk donin”, – kujton ai.
Me këshillën e tij, prej 23 janarit Wuhan-i u karantinua për 76 ditë. Zhong e kishte parë tashmë atë të ndodhte. Ishte viti 2002 dhe Sars kërcënoi botën: “Atëherë, 17 vjet më parë, disa lajme ishin fshehur, për dy ose tre muaj”.
Diskutime rreth kësaj post