Mbajtja e maskave është një temë tepër e diskutueshme në botë, sepse ka ekspertë që mbrojnë idenë se ato duhen mbajtur gjatë gjithë kohës në ambientet publike apo kur ecin në rrugë, por ka dhe nga ata që mbështesin idenë e kundërt, që nuk duhen vendosur.
Një prej tyre është edhe virologu i njohur amerikan, pjesë e Task Forcës kundër koronavirusit, doktor Anthony Fauci.
Gjatë një interviste në një televizion amerikan, Fauci trumbeton se maskat nuk duhen mbajtur.
“Maskat janë të rëndësishme për ata që janë të infektuar për të parandaluar që të infektojnë të tjerët. Kur shikoni njerëzit në videot nga Kina apo Koreja e Jugut që mbajnë maska, tani në SHBA njerëzit nuk duhet t’i mbajnë ato në rrugë”.
Pyetjes së gazetarit nëse ishte i sigurt, sepse njerëzit janë të interesuar për këtë detaj, ai u përgjigj: “Tani nuk duhet t’i mbajnë, nuk ka arsye përse. Kur je në mes të një pandemie, mbajtja e maskës i bën njerëzit të ndihen më mirë dhe mund të bllokojnë grimcat e pështymës, por nuk bën mbrojtjen perfekte që njerëzit mendojnë se bën. Ndonjëherë ka dhe pasoja kur njerëzit prekin maskën dhe më pas fytyrën”.
Këtë teori e ka mbështetur edhe eksperti italian në OBSH, Walter Ricciardi. Gjatë daljeve të tij publike, në kohën e pandemisë, ai ka thënë: “Maskat nuk shërbejnë për asgjë. Ato shërbejnë për të mbrojtur njerëzit e sëmurë, duke i ruajtur nga spërklat e pështymës ndërsa flasin, por dhe për të mbrojtur personelin shëndetësor, sepse janë në kontakt me të sëmurët. Pra, maskat e garzës që blihen dhe në internet nuk nevojiten për të mbrojtur të shëndetshmit”.
Nanopatologu italian, Stefano Montanari shkon deri aty sa i konsideron të dëmshme, domethënë janë më keq sesa nuk shërbejnë për asgjë. “Kur ne marrim frymë, e nxjerrim atë në formën e avullit, duke njomur maskën gjë që çon në një terren kulture shumë të pëlqyeshëm për virus bakterialë, kërpudha e parazitë që janë në ajër dhe ngjiten te maska. Kështu ne i thithim ato përmes frymëmarrjes dhe i shëtisim gjatë gjithë ditës që e mbajmë mbrojtjen në hundë e gojë. Ne nxjerrim jashtë dyoksid karboni, që duhet nxjerrë nga trupi, por duke pasur maskën dhe duke mos qenë procesi i lirë i frymëmarrjes, ne e thithim prapë, duke hyrë në mushkëri, për rrjedhojë në gjak. Në këtë mënyrë, në vend që t’i ushqejmë qelizat, duke u dhënë oksigjenin e nevojshëm, i japim dyoksid karboni, që në një farë mënyrë është jashtëqitja e tyre që ka tentuar të lirohet. Kjo çon në hiperkapni, pra dyoksid karboni me shumicë në gjak, që çon në aciditet, një PH tepër i ulët në gjak. Kushte të tilla janë ideale për disa sëmundje. Thuajse të gjitha llojet e kancerit janë të lumtur të gjejnë një ambient të tillë”.
Sipas Montanarit, nëse maska mbahet një herë në kaq kohë, nuk ndodh gjë, por kur mbahet për një muaj apo dhe dy, çdo ditë është tepër e dëmshme. Madje, për profesorin, nuk është e këshillueshme as kur je në makinë vetëm, apo kur bëhet vrap, sepse shkaktohen shumë dëme, ashtu sikurse ndodhi dhe në Kinë, që mendohet se dy nxënës humbën jetën pasi po vraponin me maskë.
Diskutime rreth kësaj post