Mundësia e një izolimi të dytë apo edhe vetëizolimi i parë që u vendos në shumë vende, për shkak të pandemisë të Covid-19, ka krijuar si shumë çështje të tjera të koronavirusit, debate mes ekspertëve.
Një artikull i “American Institute for Economic Research”, i cili trajton pikërisht çështjen e karantinimit, rrëzon poshtë mundësinë e një izolimi të dytë. Duke sjellë eksperiencën e vendeve të tjera, në artikull theksohet se izolimi nuk funksionon. Së pari artikulli në fjalë sjell rastin e SHBA-ve, ku thekson se pandemia aty u kthye në një katastrofë dhe se izolimi solli pasoja të tmerrshme në ekonominë e vendit.
“Shtetet e Bashkuara e kanë kthyer një sëmundje të menaxhueshme në një katastrofë. Jo vetëm që posedon numrin më të madh të vdekjeve, por politikat e bllokimit ekonomik çuan në një rënie prej 32.9 përqind të PBB-së reale. Ky është në kontrast i ashpër me Tajvanin, PBB-ja e vërtetë e të cilit ra vetëm 0.73 përqind, ndërsa nuk vendosi asnjëherë masa drastike bllokuese, si dhe kishte një nga numrat më të paktë të vdekjeve ose rasteve në botë”, thuhet në artikullin e AIER.
Më tej, artikulli vë në dukje se përgjigja e SHBA-ve ndaj pandemisë dhe masat që mori kjo e fundit, la pas vdekje të shumta dhe trazira ekonomike. Sipas Ethan Yang, autori i artikullit, përgjigja që Tajvani dha ndaj pandemisë ishte shumë më efektive se ajo e SHBA-ve. Ai shprehet se mosvendosja e masave izoluese, lejoji ekonominë të vazhdonte rregullisht, si edhe të mos kishte shifra të larta vdekjeje.
“Përgjigja e Shteteve të Bashkuara i la qytetarët e saj jo vetëm me më shumë vdekje, por me më pak liri dhe me më shumë trazira ekonomike. Përgjigja e Tajvanit lejoji një vend vetëm disa milje larg bregdetit të Kinës, epiqendra e shpërthimit, të vazhdojë jetën me ndërprerje relativisht minimale në jetën e përditshme. Ky minimizim i vdekjes, katastrofa ekonomike dhe prishja e jetës normale duhet të shihet si një rezultat optimal. E kundërta, shkalla e lartë e vdekjeve, katastrofa ekonomike dhe shpërbërja sociale në këmbim të masave bllokuese, duhet të shihet si një reagim i keq”, – thuhet në artikull.
Izolimi nuk është i nevojshëm
Artikulli thekson se izolimi nuk është i nevojshëm, megjithëse të tjerë ndajnë mendimin se izolimi ishte efektiv dhe shpëtoi shëndetësinë nga kolapsi dhe shumë jetë njerëzish. Artikulli ka vizualizuar disa të dhëna nga shtete të ndryshme që u goditën nga pandemia, ku vihet re se vendet që nuk vendosën masa izoluese, kanë pasur më pak shkatërrim ekonomik dhe më pak vdekje. Vende si Suedia, që nuk vendosi masa izoluese, pati një përgjigje më pozitive ndaj Covid-19, krahasuar me vende të tjera si Italia që vendosi bllokim total të të gjithë vendit.
“Kur krahasohen përgjigjet e bllokimeve globale me rastet e COVID-19 dhe vdekjet, rezultatet tregojnë pak korrelacion midis ndonjërit prej këtyre faktorëve. Suedia, e cila qëndroi relativisht e hapur, pati një përgjigje më të mirë ndaj virusit se sa vendet si Italia dhe Mbretëria e Bashkuar që zbatuan bllokime të ashpra. E njëjta gjë vlen edhe për Letoninë, e cila pati një reagim të moderuar ndaj COVID-19, por megjithatë pati disa raste më të ulta infektimesh dhe vdekje më të pakta”, – thuhet në artikull.
Vende si Koreja e Jugut, Tajvani dhe Japonia janë regjistruar si histori suksesi, të cilat jo vetëm që minimizuan vdekjen dhe infeksionin e COVID-19, por gjithashtu mbetën relativisht të hapura pa masa izoluese. “Ndërkohë, vendet që zbatuan masa izoluese, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia u bënë shumë më keq. Disa vende si Norvegjia dhe Finlanda gjithashtu zbatuan masa bllokuese dhe bënë relativisht mirë”, – thuhet në artikull.
Diskutime rreth kësaj post