• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Edi Rama tjetër dhuratë administratorit të biznesit qeveritar, Samir Mane merr leje ndërtimi në Farkë për vila

4 September, 2024
në Kryesore
0
296
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

KKT miratoi pak javë më parë leje ndërtimi për një mori kullash të tjera në qendër të Tiranës duke mbytur kështu ajrin për banorët e njërit prej kryeqyteteve më të ndotur në rajon, ndërkohë që pjesa më e madhe e lejeve të dhëna i përkasin pikërisht oligarkëve pranë qeverisë. Në listën e kryeministrit Rama nuk mund të mungonte oligarku i përhershëm Samir Mane, të cilit i është dhënë leja e radhës për një kompleks vilash në farkë. Sipas lejes së miratuar nga KKT, kompania “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k. nën pronësi të oligarkut Samir Mane do të ndërtojë një kompleks vilash në Farkë, ndërkohë që shumë banorë të zonës ankohen dhe protestojnë se as nuk mund ta shesin pronën apo ta japin për zhvillim nëse nuk i jep leje oligarku.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me objekt shërbimi 1-3 kate dhe vila banimi 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në njësinë strukturore FA/47, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k”, thuhet në lejen e lëshuar nga KKT. Kujtojmë gjithashtu se Rama në gusht i hapi rrugë betonizimit të “parajsës” për politikanët dhe vilave të tyre në Palasë ku vazhdon të ndërtojë Samir Mane duke betonizuar bregdetin shqiptar. Projekti Green Coast i Manes në Palasë do të vijojë zgjerimin. KKT diskutoi në mbledhjen e fundit dhënien e Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rezidencë banimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë, 1 deri në 4 kate pjesërisht nëntokë dhe 1 kat nëntokë, Zona G17, Green Coast Resort 2, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. Të tjera leje për Green Coast përfshijnë:

-Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G16, Objekte banimi 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, pishina dhe mur rrethues”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Hospitality” sh.p.k.

-Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G3, objekt banimi dhe shërbime 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë me 1, 2, 3 dhe 4 kat nëntokë”, Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Seaside Residence II” sh.p.k dhe “Green Coast” sh.p.k.

-Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Hotel 1, 2, 3, 4, 5, 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

Favorizimet dhe hetimet e SPAK

Pra, Edi Rama vazhdon të japë prova se gjatë gjithë viteve të tij në pushtet e ka vendosur shtetin në shërbim të bizneseve të Samir Manes. Gazeta “SOT” përmendi në artikullin e fundit rastet që nisin që nga tuneli i Llogorasë, që u ndërtua për vilat e resortet e tij në Palasë, deri te statusi investitor strategjik në Portin e Vlorës dhe ligjet e rregullat e nxjerra apostafat nga qeveria socialiste vetëm për të kënaqur interesat e tyre dhe oligarkut më të madh në Shqipëri. Dosja e“ e zezë” e Samir Manes edhe pse shtohet dita ditës me skandale, përpiqet të mbahet në sirtarët më të thellë ku askush nuk e gjen dot. Por faktet janë aty dhe “peshat e rënda” të drejtësisë kanë futur duart për ta zbuluar.

Edhe pse për drejtësinë e vjetër emri i tij as nuk përmendej kur bëhet fjalë për afera, duke ditur lidhjet e tij të forta me politikën, me SPAK tani nuk bëhet shaka. Prokuroria e Posaçme e ka treguar se nuk pyet për emra pasi ata janë nën patronazhin e amerikanëve. Mane është akuzuar se ka bashkëpunime të fuqishme me politikanë shqiptarë. Një nga ata ishte Arben Ahmetaj, i cili tashmë ndodhet në arrati pasi akuzohet për pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme. Në mbi 300 faqe relacion që SPAK ka në dorë për ish-ministrin socialist për pastrim parash dhe shpërdorim detyre, dalin në pah kompanitë e Samir Manes. Nga ana tjetër, tuneli i Llogarasë që u ndërtua për interesat e oligarkut ndodhet si dosje në tryezën e SPAK, po ashtu edhe Porti i Vlorës.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi? Shkarkohet nga KPK-ja prokurori i Korçës

Pasardhëse

Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi

Pasardhëse

Ilir Meta vazhdon pushimet në Valbonë me Bes Kallakun: E bëjmë jetë qejfi, e bëjmë jetë luksi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.