Moderatorja e njohur, Elona Duro ka qenë pasditen e sotme e ftuar tek Rudina për të rrëfyer detaje nga jeta e saj dhe historia e dashurisë. Ajo zbuloi detaje nga ceremonia martesore me partnerin e saj dhe marrëdhënien që gëzon me të edhe sot.
“Një ceremoni në fakt që u shndërrua në dasmë. Shkova dhe bisedova me përfaqësues të Bashkisë, sigurisht mora këtë lejen dhe ftesën për ta realizuar dasmën atje. Më thanë që maksimumi 20 veta, por shto e shto dhe shkuam rreth 80 veta.
Ju premtova që kur të mbaronte ceremonia dhe do të largoheshim si njerëz të qytetëruar, ndërkohë që dasma zgjati deri pas mesnate. Kryetari i Bashkisë më tha: Ju lutem mos shkelni barin, por aty u kërcye dhe u këndua. Doli e tëra jashtë parashikimeve. E gjithë kjo u shndërrua në një festë të madhe për mua, një kujtim shumë i bukur. Isha shtatzënë, 4-muajshe”, rrëfeu Elona gjatë intervistës.
Lidhur me raportin me partnerin Duro tregoi se ka qenë dashuri me shikim të parë, ndaj dhe gjithçka tjetër, fejesa, martesa dhe fëmija kanë ardhur natyrshëm.
Diskutime rreth kësaj post