Një 78-vjeçar i quajtur Adriano Trevisan është viktima e parë nga korovirusi në Itali. Për këtë ngjarje, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza.
“Ne kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në dispozicion për të vijuar më tej nëse është e nevojshme”, mësohet të ketë thënë Conte në mbledhje.
Ndërsa ministri i shtetit u shpreh: “Ne jemi të bindur që shërbimi kombëtar i shëndetësisë mund ta përballojë këtë sfidë. Ne kemi bërë një punë shqyrtuese shumë të kujdesshme, për të zgjedhur një nga një kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve dhe po i verifikojmë ato një nga një. Mendojmë se kjo është mënyra më efektive për të bllokuar përhapjen e virusit. Kushdo që ka hyrë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë. Ndërsa personat që jetojnë në fshatra ku janë raportuar raste të koronavirusit, duhet të qëndrojnë në izolim në shtëpi”.
Në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 16. Përveç rasteve të konfirmuara, dyshohet se janë prekur edhe dy persona në Veneto. Për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në Lombardi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim që parashikon pezullimin e të gjitha veprimtarive publike, tregtare, lojërave, sporteve dhe mbylljen e shkollave.
Diskutime rreth kësaj post