Analisti Artur Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se Berisha ka kërkuar ndihmën e Ramës ndërsa është ndjerë i detyruar të ndërtojë një paradigmë si ajo e takimit apo marrëveshjes Balla-Basha-Veliaj. Sipas tij, Berisha kërkon t’i japë më shumë karburant lëvizjes së tij kundër Bashës. Zheji theksoi se nëse nuk ndodh asgjë më 5 janar, atëherë Berishën nuk e beson askush dhe nuk do ketë më ngjarje.
“Fakt që doktori është ndjerë i detyruar të ndërtojë një paradigmë elektorale për një marrëveshje Basha-Balla-Veliaj tregon që diçka nuk po funksionon. Kërkon ndihmën e Ramës, t’i japë më shumë karburant lëvizjes së tij kundër Bashës.”-shprehet Zheji.
Nëse nuk ndodh diçka më 5 janar, askush nuk e beson më. Në një farë mënyre është pengu i vetvetes. Basha mbetet në krye të PD-së deri sa një vendim gjykate ta rrëzojë. Pra, nuk Berisha që do ta rrëzojë, por gjykata që vendos.
“Mungesa e befasisë i dha kohë Bashës të organizohet më mirë. Berisha nuk ka shumë kohë. Duhet të nxitojë që ta kapë objektivin e tij, kjo e bën atë të përdorë çdo mjet që të arrijë qëllimin. Por duke përdorur çdo mjet, krijon shumë armiqësi. Mendoj që 5 janari është vija ndarëse. nëse 5 janari nuk prodhon një lajm të rëndësishëm në favor të njërës apo tjetrës palë, nuk besoj se do ketë ngjarje të tjera.’-tha Zheji.
Diskutime rreth kësaj post