Kreu i PD Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama nga Divjaka se paratë e taksave të shqiptarëve ua ka dhënë një grushti oligarkëve.
“Në ditët e fundit të pushtetit, kanë intensifikuar operacionin Kap Ça të Kapësh. 1.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit parashikon t’i japë për rrugën imagjinare Fier-Milot”, shkruan Basha, ndërsa thekson se asnjë “qindarkë që i kanë marrë me të padrejtë këtij populli që sot po vuan, nuk do ta gëzojnë. Nga i pari te i fundit, nga zyrtari i nivelit më të ulët deri te kryeministri dhe çdo sipërmarrës, do përgjigjet për çdo abuzim.”
Kreu i PD, shkruan se Shqipëria nuk do të jetë më peng i 5 oligarkëve pasi qeveria e re do të ndërtojë Shqipërinë e punës dhe të mundësive për çdo shqiptar.
“Do të vendosim taksën e sheshtë 9%, që t’u japim frymëmarrje bizneseve, që të rrisin të ardhurat dhe punësimin, do të investojmë në infrastrukturë, do të heqim “taksën Rama” nga karburantet, çka do të sjellë uljen e çmimit me 24 lekë të reja për litër”, vijon ai.
Diskutime rreth kësaj post