Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është shprehur se situata aktuale nuk mund të quhet valë e dytë e COVID-19, pasi është e para. Sipas tij, tashmë mund të kemi më shumë njerëz që mund të jenë të prekur. Më tej Beqja ka shtuar se në Evropë jemi vendi i 9-të për numër të prekurish dhe i 6-ti për fatalitete.
“Kjo është vala e parë, megjithatë pas një goditje me kërcim, kemi ditë që kemi, 70-65 etj, ajo që është shqetësuese është se mund të ketë më shumë njerëz që mund ta kenë, Në Evropë jemi vendi i 9 për numrin e të prekurve dhe në vendin e 6 përsa i përket fataliteteve”, tha ish-ministri.
Njëkohësisht, Beqaj kërkoi rimodelim të masave mbrojtëse. Sipas ish-ministrit nuk duhet të mbyllemi, por të gjejmë mënyra për të bashkëjetuar me virusin.
Diskutime rreth kësaj post