Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pranuarse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për kryetare të kësaj partie, edhe nëse kthehet presidenti Meta.
“Monika Kryemadhi do të rikandidojë për kryetare të LSI-së, në 21 nëntor. Ne do të fusim votimin online që nëpërmjet kodit të kartës do të kenë mundësi të votojnë edhe për kryetarin e partisë.
LSI sloganin e saj e ka të qartë: “Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”. Sfida kryesore është si të ndalojmë shpopullimin dhe të rikthejmë shqiptarët”, – tha Kryemadhi.
E pyetur nëse do të jetë kandidate për kryeministre nëse opozita fiton zgjedhjet, Kryemadhi është shprehur se ka një marrëveshje me PD-në, ndaj kryeministër do të jetë Lulzim Basha.
“Zoti Basha është përfaqësuesi i opozitës për të qenë kryeministër i ardhshëm. Kjo është shumë e qartë dhe e thjeshtë, kemi nënshkruar një marrëveshje”, – tha kryetarja e LSI-së në “Kjo Javë”.
Diskutime rreth kësaj post