Pas arrestimit nga policia kanë dëshmuar Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.
Shoferi ka pretenduar se “jemi të kontraktuar dhe unë isha personi që duhet të merrja kontenierët”. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Lushaj, “kam kryer procedurat doganore dhe kam shoqëruar mallin në magazinë” mësohet se është shprehur ai.
Të dy të arrestuarit, deklarojnë gjithashtu se kokaina mund të jetë futur në portet kolumbiane dhe mbase ka qenë ngatërresë e trafikantëve.
Arbër Çekaj, i cili është pronari i kompanisë, sipas burimeve të Report Tv dyshohet se ndodhet në Gjermani. Arbër Çekaj, pronar i “Arbri-Garden” është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa kompania është sekuestruar.
Pas itinerarit Kolumbi-Maltë-Itali-Shqipëri, kontenieri me drogë ka hyrë në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt. Për 18 ditë ngarkesa ka qëndruar në port, derisa këtë të hënë, menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj është paraqitur për të kryer zhdoganimin.
Ka qenë hetimi doganor, që ka njoftuar policinë për ngarkesën e dyshimtë me banane, duke sjellë më pas survejimin e automjetit me drogë, i cili nga Durrësi e ndali udhëtimin në godinën e “Arbri Garden”.
Diskutime rreth kësaj post