Takimi mes Ramës me homologun e tij grek Mitsotakis është tema e diskutimit në këtë puntatë të Open në Top Channel. Avokati Kreshnik Spahiu ka deklaruar se tha se takimi mes Ramës dhe Mitsotakis ka një të mirë dhe disa të këqija.
“Takimi mes Ramës dhe Mitsotakis pati një të mirë dhe disa të këqija. Lajmi i mirë është se të ra ideja se ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe palës greke për detin.
Ndërsa lajmi i keq është se ne kemi pasur një përfaqësi shumë të dobët në një vend strategjik. Gjithashtu Rama po bën një hap më të gabuar se Berisha duke futur një palë të tretë në marrëveshje.
Nuk mund të futet Italia në marrrëveshje, sepse ajo mund të mbajë anën pro Greqisë. Nuk mund të jetë asnjë vend i BE-së palë e tretë në marrëveshje. Pala e tretë duhet të jetë SHBA, sepse SHBA ka qenë pala e tretë që ka ndikuar në prishjen e marrëveshjes së 2009”, tha Spahiu në Open.
Diskutime rreth kësaj post