Në lidhje me tonet kritike të kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së për mungesë solidariteti ndaj Ballkanit në procesin e vaksinimit, ambasadori Soreca tha se ndjehej i habitur nga ky qëndrim i kryeministrit dhe se Shqipëria duhet të përgatisë një plan vaksinimi. Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i ish-deputetit demokrat Tritan Shehu.
Deklarata e Tritan Shehu:
“Desheroj te falenderoj Ambasadorin Soreca per faktin qe ai tha sot, nje te vertete, qe ve nen akuze Qeverine per ceshtjen e vaksinimit, te cilen realisht une e prisja prej javesh!
Ambasdori ka thene: «Duhet te kuptojme qe Shqiperias duhet te pregatise nje plan vaksinimi per t ‘i mundesuar BE te nderhyje, por dhe per COVAX me vone gjate vitit, qe te vazhdoje vaksinimi».
Pra Rama e Qeveria e tij perpara se te anatemojne BE per ate cfare ai nuk ka realizuar, duhet te beje « detyrat e tija te shtepise », ndryshe as BE as dhe Covax me vone nuk e ndihmojne dot Shqiperine,dhe jo per faj te tyre kjo!
Ambasadori ve keshtu «gishtin ne plage», kjo Qeveri jo vetem qe nuk kontraktoi asgje me kohe me prodhuesit apo me vendet kryesore te BE, por dhe tashti qe po « lyp », po kerkon kot se nuk ka pregatitur jo vetem infrastrukturen e vaksinimit, por as dhe nje plan konkret per kete!
Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje, meriton jo noten 4 por ate 1, ne fakt me minus perpara keshtu!”, shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post