• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Athina nuk pranon Ramën si ndërmjetësues? Fillon numërimi mbrapsht për takimin e shumpritur midis Turqi-Greqi

12 January, 2021
në Aktualitet, Botë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka filluar numërimi mbrapsht për takimin e grupeve teknike mes Greqisë dhe Turqisë për raundin e 61 të bisedimeve për një marrëveshje të mundshme. Dy palët pritet të takohen më 25 Janar në Stamboll.

Megjithatë, e përditshmja greke Kathimerini, shkruan se shteti helen nuk di se çfarë të presë pas pothuajse 5 vitesh mungesë bisedimesh. Sipas tyre gjithçka vështirësohet me nacionalizimin e theksuar të Ankarasë sidomos pas grushtit të shtetit në 2016-ën.

Gjithashtu sipas Kathimerinit, Athina e ka të qartë se ajo që po diskutohet në publik ditët e fundit bëhet sa për të krijuar impresione. I tillë është sipas tyre propozimi i palës turke që kryeministri Edi Rama të shërbejë si ndërmjetësues në takimin mes dy ministrave të Jashtëm, Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu në Tiranë.

“Është diçka që pala greke me sa duket nuk e pranon”, shkruan media greke.

Më vonë u publikua lajmi se mes ministrave të Jashtëm nuk do të ketë një takim më 25 Janar.

“Asnjë takim i tillë mes Dendias dhe Cavusoglu nuk është planifikuar apo rënë dakord”, shkruan Kathimerini pas vendimit për të rinisur bisedimet teknike mes të dyja palëve.

data-full-width-responsive="true">

“Ministri grek për Punët e Jashtme ka marrëdhënie miqësore me homologun e tij turk, por nuk është planifikuar një takim mes të dyve javët e ardhshme. Dendias mbetet i hapur për mundësinë e një takimi me Cavusoglu kur rrethanat ta lejojnë”, tha një burim për Kathimerini.

Por më herët, ministri turk pati deklaruar se mes tij dhe Dendias ka dakordësi për një takim më 25 Janar.

Kontaktet mes Greqisë dhe Turqisë do të rinisin pas rreth 5 vitesh që kur u ndërprenë në vitin 2016. Mes palëve janë zhvilluar që nga 2002-shi 60 raunde takimesh për një marrëveshje mbi demarkimin e ujërave territoriale, e cila në disa aspekte ishte pranë arritjes.

Pala greke ka deklaruar se nuk ka ndërmend të diskutojë asgjë tjetër përveç zonave detare (ujërat detarë, shelfi kontinental dhe zona ekskluzive ekonomike).

Nga ana tjetër, turqit kanë ngritur një sërë çështjes sa i përket delimitimit të ishujve dhe sovranitetit të disa të tjerave. Raundi i 61 i takimeve pritet që të jetë më shumë e natyrës njohëse. Pra të dyja palët do të njihen me qëllimet që kanë delegacionet përkatëse.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Rama paralajmëron ndryshimin e madh në këtë qytet të Shqipërisë

Pasardhëse

Deklarata e bujshme e Sorecës për Ramën, PD bën reagimin e parë

Pasardhëse

Deklarata e bujshme e Sorecës për Ramën, PD bën reagimin e parë

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Ferdinad Xhaferri: Durrësi do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Ju tregoj sa mandate do të marrë PD

Nga lajme5
27 January, 2021
0

Ish-deputeti i PD-së Ferdinad Xhaferri u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve dhe Partia Demokratike do...

Do kërkojë mandat të dytë apo do kthehet te LSI? Ja si përgjigjet Ilir Meta

27 January, 2021

Mesazhi i Biden për ndryshimin e klimës: SHBA duhet të drejtojë botën

27 January, 2021

Bisedimet Athinë-Ankara për detin, reagimi i parë nga Turqia: Ishte shumë pozitiv

27 January, 2021

U përmend në përgjimet e ‘Ndraghetës’, Ilir Meta jep mesazhin e fortë, ja çfarë i kërkon SPAK-ut

27 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.