Tregtarët ambuantë në Zdrale të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë përpara bashkisë. Mësohet se një përfaqësi e tyre po zhvillon një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.
Ata kanë deklaruar se janë të gatshëm të paguajnë edhe taksat vetëm që tregu të hapet. Kjo është protesta e dytë pasi ende ndaj tyre nuk ka një përgjigje për tregun dhe kërkojnë nga bashkia t’i gjejë një zonë tjetër për tregtim.
Ju kujtojmë se prefekti i komanduar i qarkut të Shkodrës, Besfart Llamallari mbylli tregun e Zdrales deri në 23 Qershor si pasojë e masave kundër COVID-19. Vendimi u mor me 24 Prill nga Komisioni i Mbrojtjes Civile.
Diskutime rreth kësaj post