Ministri italian i sportit, Vinçenzo Spadafora reagoi ditën e sotme me një status në Facebook, ku përsëriti edhe një herë që nuk ka rifillim stërvitjeje të skuadrave deri datë 18 maj.
Figura të njohura të sportit italian, ndër të cilët Igli Tare, e kanë akuzuar Spadaforën që nuk dëshiron rifillimin e futbollit, por këto nuk e shqetësojnë ministrin, i cili siguron se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me datat e stërvitjes dhe se për momentin nuk po flitet për rifillim kampionati.
“Lexoj gjëra të çuditshme, por asgjë nuk ka ndryshuar nga ato që kam thënë për futbollin. Stërvitja e skuadrave në grup nuk do të fillojë para datës 18 maj, ndërsa rifillimi i kampionatit nuk po diskutohet për momentin.
Më falni, por tani duhet të merrem me të gjitha sportet e tjera dhe qendrat sportive (palestra, pishina, etj) që duhet të hapen sa më shpejt,” tha Spadafora.
Diskutime rreth kësaj post