Me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërthyer i revoltuar ndaj kreut të qeverisë.
Basha në video ka vendosur përballë deklaratat e njëpasnjëshme në vite të Kryeministrit Edi Rama për “drejtësinë e pavarur” dhe faktin se në tetë vjet qeverisje, asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar.
“Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur”: Ky është thelbi i video-mesazhit të Bashës. – “Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!” – shkruan Basha
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post