Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se opozita është e qartë se me kë është përballë.
Ajo ka komentuar qëndrimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme duke hequr dhe një paralele me zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë.
Kryemadhi është shprehur se socialistët do të votonin më tepër për Pandeli Majkon apo Ditmir Bushatin.
Sipas saj opozita mund të arrijë një fitore të thellë pasi do të marrë edhe votat e socialistëve të cilëve i sygjeron edhe emra mbi drejtimin e partisë për ti rikthyer votat e të majtëve.
“Mos harroni që ka një ndryshim të madh midis z. Rama dhe z. Haradinaj, z. Rama ka fituar gjithmonë në kurriz të të tjerëve, ndërsa z. Haradinaj ka qenë nga ato familje që kanë sakrifikuar më shumë për pavarësinë e Kosovës. Janë 2 gjëra të pakrahasueshme, të krahasosh të pakrahasueshme me të krahasueshmen, përsa i përket angazhimit dhe dhënies ndaj shtetit të Kosovës dhe po të bëjmë një pyetje se çfarë i ka dhënë Edi Rama Shqipërisë, ai i ka dhënë Shqipërisë koncesione që po e vdesin çdo ditë ekonominë shqiptare. Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë shpërnguljen e qindra-mijërave të rinjve. Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë injorancën, idiokracinë dhe mjafton të bëni një bilanc të të gjithë institucioneve nga kush personalitete drejtohen dhe cili është kontributi i tyre, jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por dhe çfarë background-i universitar ka dhe pas tyre do të shikojmë që i gjithë onturazhi i z.Rama mund të përmblidhet me një sistem që përfaqësohet, dhe mund të futet si një term i ri, idiokracia shqiptare,” tha Kryemadhi në ABC News.
Diskutime rreth kësaj post