Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, i ftuar në A2 foli për përbërjen e koalicionit të ri qeverisës të Kosovës dhe për marrëdhëniet e qeverisë së re të Prishtinës në lidhje me Tiranën, ndërkombëtarët dhe Beogradin.
“Edhe Vuçiç për shkak të realiteteve të reja, do të jetë i detyruar të ulet përballë Kurtit. Marrëdhëniet do të vendosen në një shtrat normal. Por për shkak të individualiteteve nuk dihet. Kurti ka një statur të veçantë, ka një qasje disi më ndryshe, por kjo do të dëshmohet gjatë takimeve të para, por edhe nga mënyra se si Shqipëria do të mbështesë Kosovën në raport me negociatat me Serbinë dhe me BE-në. Qeveria e re do të ketë dy qasje, një të brendshëm për të gjetur kompromiset midis saj dhe një qasje tjetër në raport me partnerët ndërkombëtarë, për shkallën sa do të konsultohet dhe sa do t’i dëgjojë. Në fund, si rrjedhojë e këtyre dy qasjeve, të brendshme dhe të jashtme, do të jetë edhe qasja në raport me negociatat që do të zhvillojë me Serbinë”, u shpreh Paskal Milo.
Diskutime rreth kësaj post