Pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë nga selia blu tha se opozita nuk do ta braktisë tryezën për Reformën Zgjedhore, me argumentin se kjo gjë vonon largimin e Ramës.
Pas kësaj deklaratë ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari.
“E vlerësoj që Lulzim Basha dëshiron të mbyllë reformën zgjedhore. Është e shkëlqyer që ai kthehet në tryezë, por gjithashtu pranon të gjejë një konsensus për ndryshimin e sistemit në mënyrë që tabela të mund të japë.” – shkruan Hajdari në Twitter teksa shpërndan postimin e ambasadores Yuri Kim.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së, @lulzimbasha_al për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne mezi presim liderë të tjerë që tregojnë udhëheqje të ngjashme.” – shkroi Kim pak minuta më parë.
Diskutime rreth kësaj post