Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka shprehur vullnetin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Basha theksoi se nuk sheh vullnet nga ana e Ramës dhe asnjë vullnet për të ndryshuar sistemin, ndaj i ka ftuar qytetarët që sëbashku me opozitën ta largojnë me votë dhe të vendosim sëbashku sistemin më demokratik.
Pyetje: Jeni i gatshëm të uleni në një tryezë për integrimin, për drejtësinë, sikurse ka propozuar sot Presidenti i Republikës?
Basha: Jam njohur me propozimin e Presidentit që në javën e parë të prillit dhe e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që Edi Rama absolutisht ka 15 detyra për të kryer, opozita ka një detyrë, në këtë detyrë Rama nuk po tregon vullnet, ne do të vazhdojmë deri në fund të tregojmë vullnet politik për ta realizuar. 14 detyrat e tjera kanë të bëjnë me Edi Ramën, me arrestimin e njerëzve që mban në krahun e tij të djathtë, dosjeve 184, 339 është një nga kushtet e BE.
Pyetje: Ka një sugjerim që të zbatohet në Shqipëri sistemi i Danimarkës, listat e hapura.
Basha: Nuk ka asnjë propozim të tillë amerikan, por ka një vullnet timin personal për t’iu dhënë shqiptarëve cilindo sistem që ata gjykojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Këtu nuk shoh vullnet nga ana e Ramës dhe asnjë vullnet për të ndryshuar sistemin, ndaj le ta largojmë me votë dhe të vendosim sëbashku sistemin më demokratik dhe pse jo edhe institucione të reja kushtetuese siç është parlamenti me dy dhoma që fuqia të mos jetë më në dorë të kryeministrit, oligarkëve dhe të krimit, por në dorë të qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post