Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Ekonomisë.
Në këtë takim takimin me studentët e Fakultetit Ekonomik, fokusi i bisedës së kryetarit të PD, Lulzim Basha ishte ekonomia, situate e vështirë e krijuar nga pan.demia si dhe fenomenet që e kanë gërryer ekonominë këto vite, si korr.upsioni dhe kontrolli i parave publike dhe sektorëve strategjikë nga olig.arkët.
“Olig.arkë janë ata të cilët pushtetin e tyre ekonomik e përdorin për të diktuar vendime politike që nga ligjet, kontrata, leje, licenca dhe gjithçka tjetër. Ata që në bashkëpunim me një grusht qeveritarësh, pastaj vënë në kontroll të gjithë ekonominë, politikën dhe median e vendit. Rruga për t’u marrë me ta është ligji ynë Anti-Maf.ia. Të gjithë ata që plotësojnë këto kushte do t’i nënshtrohen një hetimi të thelluar administrativ dhe do t’i përcillen pastaj për ndjekje strukturave të posaçme anti-korr.upsion. Synimi i ligjit Anti-Ma.fia është që këta njerëz që janë përfshirë në këto llojë kontratash, mos të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura të rekuperohen dhe t’i kthehen qytetarëve”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët e Ekonomikut, duke shpjeguar ligjin anti-ma.fia që ka hartuar Partia Demokratike, dhe që do ta vërë në zbatim në qeverisjen e ardhshme dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
I pyetur nga studentët, Basha ngriti shqetësimin për situatën e krijuar nga pan.demia, që ka sjellë një kr.izë të thellë në ekonomi për shkak edhe të keqmenaxhimit nga qeveria.
“Pikërisht prej dështimit të Edi Ramës për të dhënë një paketë minimalisht sa paketa e Kosovës, ne futemi në një zinxhir negativ, zinxhir rënie të thellë ekonomike e cila siç e keni parë dhe siç e ka raportuar Banka Botërore, FMN dhe institucionet e tjera, është pothuajse dyfish i rënies ekonomike të vendeve të tjera të rajonit. Justifikimin e kemi dëgjuar pse nuk është bërë një paketë e tillë, sepse kaq para kemi, por nga ana tjetër janë marrë borxh pothuajse 1.1 miliardë euro dhe është dhënë një paketë ekonomike 102 milionë euro! Pra, para ka. Ku shkojnë këto para!? Ku shkojnë 1 miliardë euro të tjera që janë marrë borxh!? Shpenzimet publike të qeverisë kanë shkuar në dy drejtime kryesore, në të famshmin program të PPP-ve dhe koncensioneve, , ku është detyruar shteti me një shumë marramendëse prej 2.2 miliardë eurosh që rritet nga viti në vit dhe në të ashtëquajturin program të “Rilindjes Urbane”, pra, investime kryesisht në fasada”, – tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post