Gazetari dhe analisti Vehap Kola, ka treguar publikisht se ka refuzuar ofertën e Lulzim Bashës. Kola tha se PD i ka propozuar të bëhet kandidat për deputet, por theksoi se nuk do ta pranojë këtë ofertë.
Kandidati i Bashës deklaroi në një intervistë televizive se nuk beson se është gati të bëhet deputet dhe nuk e ka këtë si qëllim.
“Nuk kam hyrë në asnjë parti. Nuk jam anëtar i ndonjë partie. Më ka propozuar anëtarësia e PD. Jam akoma kandidat për kandidat. Nuk do ta vazhdoj garën pasi nuk kam qëllim të bëhem deputet.
E kam marrë vendimin, nuk do ta vazhdoj këtë garë. Nuk besoj se kam një begraund të mjaftueshëm për të hyrë në politikën aktive, pasi kam qenë më shumë kritik i politikës. Nuk besoj se jam gati”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post