Ish-presidenti Bamir Topi ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, një nga figurat historike të PD-së, u shpreh se opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor për këtë bën Lulzim Bashën, që e quan një lider pa karakter jo vetëm politik, por edhe si njeri. Por jo më pak fajtor, zoti Topi bëri dhe Sali Berishën, të cilin e cilëson si arkitekt të shkatërrimit të Partisë Demokratike dhe ndërkohë e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë të Lulzim Bashës.
Madje, këtë të fundit e quan lider të dështimit, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër. Ai shpreh keqardhje që njerëzit besojnë ende te kryedemokrati.
“Berisha arkitekt i shkatërrimit të PD. Basha një njeri që i ka marrë të gjitha gati, është katapultuar, në 2005 e di dhe vendin kur kishim shkuar për të festuar përvjetorin e PD, në Durrës aty e kam parë për herë të parë, aty e pashë Bashën që ndryshe nga të tjerët kishte një komunikim shumë konfidencial me Berishën, më ka bërë shumë përshtypje, por në natyrën time nuk i bëja komente. Berisha dhe Basha marrëdhënie e pandarë, Basha të tradhton gjatë rrugës, por ka qenë i detyruar me një simbiozë politike, ky i ka marrë të gjitha pozicionet në mënyrën më të lehtë të mundshme, por pjesa më e madhe e njerëzve që e ngritën atë parti nga hiri, i ke të larguar, ardhja, marrja e disa pozicioneve lehtësisht, ke një lider pa karakter dhe nuk flas për karakter politik, nuk ka karakter njerëzor, me këtë mund të ecësh dhe rrugës e sheh veten me stërkëmbësha”, – deklaroi ai.
Sulmet e Ramës ndaj BE të tepruara
Më tej presidenti Bamir Topi theksoi se Shqipëria nuk është gati që të integrohet në Bashkimin Europian, ndërsa sulmet e bëra drejt Brukselit nga kryeministri Edi Rama, sipas tij, nuk janë aspak të arsyeshme, por të tepruara. Megjithatë, përtej keqardhjes që thotë se ndjen për vendin pasi do ta shohë në BE, Topi ka listuar një sërë problematikash që sipas tij nuk shkojnë e që i kanë bllokuar rrugën Shqipërisë drejt Europës.
“Në çdo dalje, sulmon BE, do të mjaftonte BE se bëhet fjalë për një nivel të lartë politik, Europa ka problemet e veta, por ne kemi më shumë probleme, kjo është alibi që Rama tenton ta përdorë, por e tepron, nuk mund të sulmohet BE në çdo moment, duket sikur kemi dalë te rrugica e lagjes së vjetër. Nuk është gjuhë politike kjo. Ndërkohë mendoj se Shqipëria nuk është gati për në BE”, – u shpreh ai.
SPAK po “bën nxehjen”
Sa u takon operacioneve të SPAK, Topi deklaroi se është vetëm fillimi, mirëpo është i mendimit që këtij institucioni po i ushtrohet një presion shumë i madh nga qytetarët, mediat, politika.
“Nëse hapet një çështje ku të dhënat janë konkrete, në abuzime financiare, patjetër janë ata aty. Institucioni duhet të shoh dominancën e problemit, nëse nuk i merr çështjet e mëdha është një problem i madh, nëse nuk merret me problemet e mëdha, atëherë humb besueshmërinë, të merren me tenderat e fuqishëm që e kanë çuar Shqipërinë nga pikëpamja ndërkombëtare gropë”, – nënvizoi Topi.
Diskutime rreth kësaj post