Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar sot nesër (24 qershor) do të rifillojë punën transporti ndërqytetas. Rinisja e transportit, sipas Ballukut do të bëhet në bazë të respektimit të protokollit të vendosur për masat COVID-19.
Ajo theksoi se transporti do të bëhet në bazë të një protokolli të përcaktuar nga Kimiteti Teknik, në sajë të masave kundër përhapjes së Covid-19.
“Nga momenti që ekspertët thonë që mund të nisë ky shërbim, detyrimisht është dashur që ky transport të fillojë, kemi pasur kërkesa të ndryshme nga shoqatat e transportit, është e vërtetë që impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë. Jemi konsultuar me Ahmetaj që të gjejmë iniciativa që do të mbështesin sektorin për t’u rihapur. Njohja e 100 për qind e shpenzimeve për konsumin e naftës.
Gjithashtu kemi kërkuar, kemi dërguar listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive që duhen mbështetur me pagën mbështetëse…Duke nisur që nga nesër, ne do të punojmë që linjat ndërqytetase, të fillojnë të operojnë duke nisur nga data 24. Por duhet të theksojmë që duhet të respektohen protokollet”, deklaroi ministrja nga Vlora.
Diskutime rreth kësaj post