Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka komentuar zgjedhjet e ardhshme.Sipas tij qeveria duke analizuar palën tjetër duhet të mendojë edhe për mandatin e tretë, ndërsa shtoi se shoqëria shqiptare është ajo që do të vendosë nëse pala tjetër është apo jo gati.
I pyetur për një mandat të tretë nga PS-ja, Majko u shpreh:
“Në Shqipëri si rregull humbet qeveria. Unë mendoj që shoqëria shqiptare ka një sy dhe një vesh që shikon se nëse është gati pala tjetër apo jo. Në pikëpamjen e palës tjetër ne e kemi të detyrueshme të mendojmë për mandatin e tretë.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post