Gjatë ditës së djeshme rreth 1 mijë babagysha kanë vrapuar në qytetin e Prishtinës. Kjo mini-maraton e cila këtë vit është organizuar për herë të tretë ka për qëllim që mjetet e mbledhura t’i shkojnë 500 familjeve në nevojë.
Këta një mijë babagjysha morën vëmendjen edhe të vendeve tjera të botës.
“Më shumë se një mijë babagjysha kanë vërshuar rrugët në kryeqytetin e Kosovës të dielën për të ndihmuar familjet në nevojë”, shkruan portali amerikan “Abc News”.
Ishte viti i tretë që në Prishtinë familjet në nevojë ndihmohen nga këta babagjysha për festat e fundvitit.
Shumë nga vrapues veshën kapele të kuqe dhe xhaketa si ato të babagjyshit, me disa mjekra të gjata dhe të bardha sportive.
Organizatori i ngjarjes Jusuf Islami ka thënë për Associated Press se numri i pjesëmarrësve është rritur çdo vit, duke shtuar se paratë e grumbulluara këtë vit ishin të mjaftueshme për të mbështetur 500 familje. Islami e përshkroi ngjarjen si një “mini-maratonë humanitare”.
Ndërsa pas mbarimit të mini-maratonës Jusufi në vijë të finisht i veshur si një babagjysh i ka propozuar fejesë të dashurës së tij.
Diskutime rreth kësaj post