Sot rubrika “Shihemi në gjyq” e emisionit “E Diela Shqiptare” solli rastin e dy ish – shokëve nga Bilishti, të cilët ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi të pashlyer.
Xhumai rrëfeu jetën e tij të vështirë dhe peripecitë që i kishte shkaktuar ish – bashkëshortja me tradhëtira dhe me një çështje gjyqësore për “pjesëtimin e pasurisë”. Ai i gjendur i vetëm, pa asnjë të afërm për ta mbështetur, i kërkoi para borxh shokut të tij.
Por Astriti tanimë i mban qëndrim Xhumait sepse kanë kaluar 4 vite dhe ky i fundit nuk ia ka shlyer borxhin.
Juristja Eni Çobani e shpjegoi çështjen e Xhumait dhe i dha shpresë se nëse do të ngrejë një padi për çështjen e “pjesëtimit të pasurisë” mundet që ta fitojë.
Megjithatë Astriti propozoi një zgjidhje tjetër. Ai premtoi se do të blinte shtëpinë e Xhumait për 9 milionë lekë, më pas e çoi deri në 12 milionë lekë, edhe pse ajo shtëpi është vlerësuar në një akt – ekspertimi me vlerë 6 milionë lekë.
Ky propozim i surprizoi të gjithë, përfshirë këtu edhe juristen Çobani, e cila e përgëzoi Astritin dhe i tha Xhumait ta ruante miqësinë me të.
Por përzgjedhja e fjalëve nga ana e Astritit për zgjidhjen e problemit u fali të gjithëve të qeshura dhe vendosi zonjën Eni në siklet. Kjo e fundit u mundua të sqaronte me shumë kujdes atë çka tha Astriti për të mos u keqkuptuar nga i gjithë publiku.
Eni Çobani – Mbaje këtë Astritin afër se ky qenka një “xhymert” i madh, po ta them me shpirt. Pra, është rasti i parë që ne na vjen dikush që kërkon një borxh dhe jep akoma edhe më shumë vetëm që të të ndihmojë ty.
Astriti – Jo ta ndihmoj atë, por s’kam si i marr ndryshe unë lekët. S’më vjen keq për atë mua.
Eni Çobani – E bën për veten tënde … Unë them prapë që ju keni shpirt të madh dhe doni ta ndihmoni.
Astriti – Unë besim vetëm te ty kam zonja Eni.
Eni Çobani – Dakort te besimi … Faleminderit. Do të presim vendimin e gjykatës?
Astriti – Po ça? Kam 4 vjet që nuk shoh dritë në fund të tunelit.
Eni Çobani – Pra, do presim gjykatën apo Linditën?
Astriti – Nuk e di, ti e di atë. Unë të pres vetëm ty!
Eni Çobani – Mos e marrim në konotacion negativ, më pret për zgjidhjen e problemit! Të lutem, sepse realisht njerëzit ndonjëherë i lejnë fjalët përgjysmë. Po më pret për zgjidhjen e problemit!
Diskutime rreth kësaj post