Organi zyrtar i PD-së, Rilindja Demokratike ka etiketuar si paterica të Ramës, Astrit Patozin, Jozefina Topallin, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizin.
I ftuar në studion Top Talk, Astrit Patozi e cilësoi si të paprecedent një sulmin nga Rilindja Demokratike, ku PD-ja ka zgjedhur të ketë kundërshtar jo Partinë Socialiste, por Bindjen Demokratike dhe partitë e reja që dalin nga gjiri i PD-së.
“Si ka mundësi që forca e opozitës i sjell këtë imazhi shqiptarëve. Sikur e ka porositur kundërshtari. Ata këshilltarët mizerabël para 2017, nuk janë asgjë para këtyre të sotmit të Bashës. Që e këshillojnë, ata nuk mund të dinë dhe shohin as ndryshimin mes tyre. PS e ka filluar fushatën i ka drejtuar e ka i thënë se do marrim para Monën, Lulin e Ilirin. Edhe LSI ka identifikuar Edi Ramën për ta rrëzuar si kundërshtar”, deklaroi Patozi.
Ai shprehu keqardhje për faktin se sulmi bëhet nga një gazetë si Rilindja Demokratike, të cilën e ka drejtuar prej disa vitesh dhe që ka qenë pikërisht nënkryetar i PD-së për vite me radhë.
“Njeriu nuk diskuton pasojat, por shkaku, pse ndodh kjo te PD pas 2017-ës? E ai, është i zoti apo të zotët e shtëpisë shkaktarët. Bindja Demokratike që nuk është pronë e Astrit Patozit dhe të kunatit të tij, është një parti që nuk ka lindur vjet. Ne nuk asnjë përgjegjësi, të sulmosh të porsalindurit nuk ka kuptim”, theksoi Patozi.
Ai shtoi se Basha më 26 prill nuk do të jetë kryetar i Partisë Demokratike dhe se opozita e re nuk është problemi.
Diskutime rreth kësaj post