Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka bërë thirrje që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mblidhet menjëherë këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve Presidencë dhe Parlament.
Gazetari Mentor Kikia ka bërë një reagim lidhur me këtë ngjarje ku shkruan: “Prapë me të shtyrë? Edhe tani, edhe për këtë?”. Më tej Kikia shkruan se nervozohet sa herë të huajt “fusin” hundët në punët tona, por është i bindur se “hundët” e tyre kanë qenë të nevojshme për ti çuar përpara këto punë. “Por jo deri këtu! Jo edhe për këtë arsye!
Por sërish unë mendoj se nuk është faji i të huajve, por papërgjegjshmëria jonë dhe mungesa e vullnetit tonë për të bërë shpejt dhe mirë atë që duhet bërë, në shërbim të popullit dhe vendit”, shton më tej gazetari.
Postimi i Mentor Kikisë:
“Prapë me të shtyrë? Edhe tani, edhe për këtë?
Kisha menduar se pas marrëveshjes së 5 qershorit, kur partitë u morën me “shkelma” dhe u detyruan të bien dakord për ligjin zgjedhor në rezidencën e Ambasadës Amerikane, seriozitetit në këtë vend i ishte cipa e fundit.
Por sot, ambasadorja amerikane, pasi loboi për plotësimin e KED-së, “urdhëroi” mbledhjen e këtij institucioni për të filluar menjëherë nga puna për emërimin e anëtarëve të Kushtetuese, për ta rivënë në punë më në fund këtë gjykatë themelore për një shtet.
A ishte e nevojshme një tjetër ndërhyrje e një diplomateje të huaj që anëtarët e KED-së të organizojnë mbledhjen e parë sa më shpejt?
A nuk e dinë këta juristë të lartë se ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Dhe për këtë arsye i ngelëm në derë Komisionit të Venecia, duke u ankuar edhe për orarin e autobuzave?
Nuk e dinë ata që Gjykata Kushtetuese ishte kushti kryesor që çoi në shtyrjen e hapjes së negociatave?
Unë nervozohem sa herë të huajt “fusin” hundët në punët tona. Por po aq herë kam qenë i bindur se “hundët” e tyre kanë qenë të nevojshme për ti çuar përpara këto punë.
Por jo deri këtu! Jo edhe për këtë arsye!
Por sërish unë mendoj se nuk është faji i të huajve, por papërgjegjshmëria jonë dhe mungesa e vullnetit tonë për të bërë shpejt dhe mirë atë që duhet bërë, në shërbim të popullit dhe vendit.”, ka shkruar Kikia.
Diskutime rreth kësaj post