Avokati Spartak Ngjela doli sot me një paralajmërim të fortë për Presidentin Meta, teksa e cilësoi si një person që ka krizë të thellë psikike.
Në një intervistë për ‘Breaking’, Ngjela tha se presidenti ka sulmuar SHBA, ndërsa i drejtoi sytë nga Moska.
Sipas tij, stërvitja e madhe ushtarake e SHBA-NATO që po zhvillohet në Shqipëri është si një përgjigje ndaj ndërhyrjes ruse në Ballkan.
“Ka thyer politikën amerikane. Ai priste Moskën, tha raketa ka edhe Rusia. A e shikoni lojën ushtarake që zhvillohet këtu, është kundër Rusisë. Rusia ka futur duart me para në Ballkanin Perëndimor. A do ikin këta ushtarë derisa të sheshohen problemet? Gjenerali amerikan dha garanci të mëdha dhe nuk e fshehën faktin se ka një konkurrencë Rusi-Amerikë. Shqiptarët janë me Amerikën, nuk mund të jenë me Rusinë. Meta ka krizë psiqike. Nuk është budallallëku i parë. Ai ka thënë gjithë ato budallëqe. Si ai nuk flasin as ordinerët. As ata nuk e kanë këtë gjuhë. Intelekt shumë i ulët.”, – tha Ngjela.
A do shkarkohet Meta? Si do veprojë Kushtetuesja?
Ngjela: Nuk e di sesi do të vendosin. Do hyjë SPAK në lojë, apo vetëm gjykata Kushtetuese. Varet sa i fortë do të jetë avokati i qeverisë? Nëse Kushtetuesja provon se ka shkelur Kushtetutën është krim penal dhe ai do të merret i pandehur.
Diskutime rreth kësaj post