“Ai duhet thirrur me dhunë nesër”, Spartak Braho i kërkon komisionit të votojë propozimin për Metën: Ky president nuk ka karakter
Braho thekson se Meta nuk ka karakter, duke shtuar se akuzohet ndër të tjera për thirrje për dhunë.
“Nuk dua t’i heq asnjë presje shpjegimeve profesionale të zonjës Bushka, ashtu është. Presidenti ka detyrimin që të sillet edhe me forcë, të gjejë mjetet, por është çështje e vullnetit, që do të thotë se ai s’ka vullnet, ç’është më kryesorja të njohë këtë Kuvend, të njohë Komisionin Hetimor e jo më të paraqitet në bazë të kërkesave që bën parlamenti. Megjithatë, unë do e shtroj çështjen ndryshe.
Ky president nuk ka karakter. Kjo është themelorja. Mua më kujtohen edhe ngjarjet e viteve të shkuara. ku ky president, në pozitën e kryeministrit në atë kohë, e mori me dhunë “Mister Debulesën”. Myslimit mund t’i kujtohet, sepse edhe Myslimi është ndër deputetët e vjetër. Ashtu siç Berisha e ka marrë këtë me dhunë më 1994 në ngjarjet e Poliçanit. Tani unë vras mendjen. Ishin këta skenarë të lidhur ndërmjet tyre? :Pse nuk vjen ky, sepse është i thirrur nga Komisioni Hetimor? Ky përveç të tjerave, akuzohet nga materialet që na janë servirur, për thirrje për dhe me dhunë, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal. I mungon Komisionit Hetimor vullneti për ta thirrur? Jam dakord me shpjegimet që dha zonja Bushka, por ne duhet të shfaqim vullnetin tonë. Ai duhet thirrur me dhunë nesër. Kështu, që ta votojmë këtë propozim, ky është mendimi im”, deklaroi Braho.
Diskutime rreth kësaj post