Pas rihapjes së aktiviteteve dhe lëvizjes në vend janë shtuar edhe rastet e qytetarëve të prekur me COVID-19. Dje siç njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë u regjistruan 57 raste të reja, ndërsa sot flitet thonë se janë 69.
Lidhur me këtë trend në rritje, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se këto numra kanë qenë të pritshëm, pasi me lirinë e aktiviteteve janë shtuar edhe kontaktet e njerëzve me njëri-tjetrin.
Rakacolli tha se me këto shifra nuk rrezikohet që sistemi shëndetësor të bjerë në kolaps, por apeloi që qytetarët të respektojnë rregullat dhe protokollin e shëndetësisë.
“Që kur u bë strategjia e rihpajes ishte parashikuar që do ndodhte një numër i shtuar i rasteve. Dihet që hapja shoqërohet me daljen e njerëzve, me kontakte më të gjata midis njerëzve dhe është normale që në çdo strategji hapje të rriten numrat. Që të mos rriten numrat shumë, kjo strategji hapjeje duhej të shoqërohej me masa të kujdesshme se si duhej që të ruheshin njerëzit, dhe në fakt u bënë protokolle të kujdesshme për çdo aktivitet. Rendësi të veçantë të protokolleve merrte përdormi i maskave. Prandaj, nëse këto masa zbatohen ashtu siç janë zbatuar, është parashikuar që mos të ketë numra të frikshëm. Pra, mos të ketë numra që të detyrojnë sistemin shëndetësor të bjerë në kolaps. Deri tani pavarësisht se numrat janë në rritje të ndjeshëm, jemi në numra të pritshëm”, – tha ajo për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post