Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do vendosin për shkarkimin e Metës apo jo. Manja pranon se ka pasur një reflektim nga ana e presidencës, sidomos për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese”, – deklaroi Manja për Report Tv.
Më tej ai shtoi:
“E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese”, – tha Manja.
Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të veçantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.
Diskutime rreth kësaj post