• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Patozi i “përvishet” Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit

14 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me korrupsionin në vend, ku sipas të cilit, korrupsioni frymëzohet dhe buron nga nivelet më të larta të qeverisjes socialiste.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Patozi u shpreh se nuk duhet që të reagohet vetëm për rastet kur kapen persona, të cilët janë pjesë e qeverisë.

“Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka. Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por, kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut. Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo”, – tha ai.

Ndër të tjera, Patozi paralajmëron kujdes me përdorjen e termave pasi kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe sipas tij, nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Ai theksoi, se do të jetë e vështirë më pas që të bëhet një ndarje mes atyre që janë fajtorë dhe atyre, të cilët janë të pafajshëm.

“Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës. Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta. Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen”, – tha ai.

Sakaq, Patozi ka akuzuar Bashën lidhur edhe me bashkëpunimin që pritet të ketë me PS sa i përket reformës. Ai tha se Basha do bëjë bashkëpunim me ata që janë autorët e masakrës së zgjedhjeve.

“Ata që dolën humbës nga zgjedhjet kanë shprehur gatishmërinë për një reformë të re zgjedhore, duke filluar nga shtatori, që do të thotë marrëveshje me autorët e masakrës elektorale të 25 prillit. Personalisht, nuk do të çuditesha aspak edhe pse e di që Lulzim Bashës i mblidhen shumë halle bashkë në shtator dhe i duhet të zgjedhë më pak të rëndat midis tyre”, – tha ai.

Paraardhëse

Rama “shkund” ministrat, reagon ashpër Basha: Qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion, peshku qelbet nga koka

Pasardhëse

Kritikët e Bashës në alarm nga spastrimet në PD, kritikojnë ndryshimet në statut dhe paralajmërojnë surpriza

Pasardhëse

Kritikët e Bashës në alarm nga spastrimet në PD, kritikojnë ndryshimet në statut dhe paralajmërojnë surpriza

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.