• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama “shkund” ministrat, reagon ashpër Basha: Qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion, peshku qelbet nga koka

14 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi kryeministri Edi Rama dje paralajmëroi ashpër ministrat se mund t’i çojë në SPAK, ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha. Kreu demokrat u shpreh se Rama në këto 8 vite pushtet vetëm e ka zhytur vendin në korrupsion. Sipas tij është e qartë për të gjithë shqiptarët se peshku qelbet nga koka duke nënkuptuar se problemi vjen nga lart.

“Ka 8 vite në pushtet dhe sot më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Ajo që ai nuk thotë dhe është e qartë për të gjithë shqiptarët është se peshku qelbet nga koka”, -shkruajti Basha.

Ndërkohë më herët kreu i Partisë Demokratike ka reaguar edhe për përjashtimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe nga Partia Socialiste. Sipas Bashës, kryeministri e bëri ish-kryebashkiakun e Lushnjes “kokë turku” ndërkohë që ai vetë është më i korruptuari.

“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka”, – shkruajti Basha.

Më tej një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila me anë të një deklarate për mediat nga selia blu u shpreh se mbledhja e Ramës me kryebashkiakët ishte një teatër absurd. Ajo u shpreh se njerëzit e ndershëm në sallën e mbledhjes shin shumë të paktë. Sipas PD, Rama është një shkelës i ligjeve që nuk vendos dot kritere ndershmërie.

“Pas shfaqjes tallëse me policinë, Rama dhuroi shfaqjen e radhës me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor. “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”, u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit. Natyrisht qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen në gishtat e një dore, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit. Sepse shkelësi i ligjit nuk mund të vendosë drejtësi aq më pak kritere ndershmërie në zbatimin e ligjeve mbi prokurimet publike”, – tha ajo.

Paraardhëse

SPAK mori vendimin e papritur për ish zv.ministren e Brendshme, Zëri i Amerikës tregon çfarë e fundosi

Pasardhëse

Patozi i “përvishet” Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit

Pasardhëse

Patozi i “përvishet” Bashës: S’e luan topi që peshku nga koka qelbet, po kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.