Kryeministri Rama pritet të largojë të tjerë emra nga Parlamenti, duke mos i kandiduar në zgjedhjet parlamentare ose duke i vendosur në listat jo të sigurta.
Mësohet se e papritura e radhës ka ndodhur në radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit.
Burime bëjnë me dije se është zyrtarizuar largimi i Adnor Shametit nga listat e PS-së.
Mësohet se ai do të zëvendësohet nga Nasip Naço, blerje e kohëve të fundit nga LSI.
Shameti nuk ka pranuar që të jetë në vendin e pestë në listën e Beratit, dhe kjo ka sjellë një përplasje mes tij dhe drejtuesve të partisë.
Diskutime rreth kësaj post