Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me kërkesën e deputeti Kostaq Papa që Kuvendi të nxjerrë një akt normativ që të shtyjë vlefshmërinë e kartave të deputetëve.
“Të nxjerrin akt normativ për kartat e identiteti. Një projektligj për vlefshmërinë e kartave të identiteti. Shumica e popullsisë është pa karta identiteti. Ndërhyni që qeveria të sjellë një akt normativ për vlefshmërinë e kartave.” – tha Papa.
Sakaq kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se po punohet për tu gjetur një konsensus.
“Nuk është shqetësimi i juaji ky është shqetësimi i fundit që ju keni. Ky shqetësim ka një propozim nga opozita dhe shumë subjekte politike dhe nga KQZ dhe nga presidenti, do të gjendet një konsensus me grupet e interesit dhe do të konsiderohet.’ – tha Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post