Reme Lala e konfirmoi vetë lajmin që ka pranuar që të hyjë në listat e Partisë Socialiste, por dy ditë më parë mësohet dorëheqja e Lalës nga listat e PS për kandidate për deputete në Tiranë.
Por mësohet se pas dorëheqjes së Reme Lalës, socialistët pritet të kandidojnë në zonën e Paskuqanit deputetin e opozitës se re, Halit Valteri.
Burime thanë për “Panorama.al” se Valteri ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit nga Partia Socialiste, por ende nuk dihet se në cilën zonë do të mbulojë dhe çfarë pozicioni do të zërë në listën e kandidatëve.
Diskutime rreth kësaj post