• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Plasin sherret në PS për listat e kandidatëve, socialistët irritohen me emrat e ardhur nga LSI, Rama vijon me spastrimet, ja kush ikën

8 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dorëzimi në limitet e fundit të listës së kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, renditja e emrave dhe prurjet e reja, duket se kanë trazuar ujërat brenda Partisë Socialiste.

Gazeta e ka deklaruar se përveç fitores së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, PS në vetvete ka si mision edhe tkurrjen e LSI, duke i marrë asaj sa më shumë militantë dhe anëtarë. Por afrimet e reja në PS, sidomos nga kampi i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shkaktuar sherre e pakënaqësi brenda Partisë Socialiste. Duke parë të ardhurit nga partia e Kryemadhit, si ish-deputetët Lefter Koka, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica që duket se po vlerësohen më shumë se deputetët aktualë të Partisë Socialiste, këta të fundit kanë filluar të ngrejnë zërin e tyre.

Socialistët irritohen me emrat e ardhur nga LSI

Ka qenë deputeti i PS, Adnor Shameti, i cili ka reaguar në një grup chati të Partisë Socialiste për këtë çështje. Sipas mesazhe të publikuar nga “Dosja.al”, Shameti në grupin e WhatsApp-it ku janë edhe deputetët me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e PS, ka hedhur foton e Veliajt në krah të së cilit shfaqen ish-ministri Naço dhe deputeti Rehovica, ndërsa kërkon nga kolegët e tij që të mos i lënë në “hije” dhe gjithë vëmendjen ta përqendrojë tek prurjet e reja si zoti Naço.

“Jam shumë dakord me lalin që bashkimi bën fuqinë, por në radhë të parë me mua, Ermonelën, Fadilin, pastaj me prurjet që kaluan me parametra zero në merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit për heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe më pas Nasipi, që e ka PS, vetëm partinë e katërt ku aderon, pas qenies sekretar organizate në PPSH në Fakultetin Juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punëtore nga shkolla e mesme e natës, faji i babait tim që ishte shef arsimi në atë kohë, aderimit në PAD e Cekës si drejtor kuadri në MB, LSI dhe tani e katërta, e vërteta. E me të drejtë gjyshi im në këto kushte kur dhe kryeplaku po merr vrull të kandidojë vetë në BR, do thoshte, zoti e ndihtë shef Klosin (u ngrita në këmbë për të disatën herë)”, – shkruhet në mesazhin e Shametit.

Por gazeta u interesua pranë selisë rozë, burime të së cilës e konfirmuan ekzistencës e një mesazhi të kësaj natyre, që sipas tyre, është hequr më pas nga chati. Ndërkohë që nga ana tjetër po të njëjtët burime theksuan se prurjet e reja nga LSI, siç janë ato të Nasip Naços dhe Gledion Rahovicës, pritet që të spostojnë emra nga deputetët e PS. Më i rrezikuar nga këta ndihet deputeti socialist i Qarkut të Beratit, Adnor Shameti, i cili nëse flasim me logjikë ku ministri Blendi Klosi do kryesojë listën e do pasohet nga deputetët Ermonela Felaj, Fadil Nasufi dhe Nasip Naço, i bie që të renditet i pesti, duke rrezikuar të mos fitojë mandatin e deputetit.

Rama largon të tjerë emra nga Parlamenti

Por gazeta u interesua pranë selisë rozë për të mësuar më shumë rreth planeve të kryeministrit Edi Rama, ndërsa mësoi se ky i fundit është i vendosur për të çuar përpara nismën e tij për të rifreskuar skuadrën me të cilën do të hidhet në fushën e betejës të dielën e 25 prillit. Mësohet se Rama pritet të largojë të tjerë emra nga Parlamenti, duke mos i kandiduar në zgjedhjet parlamentare ose duke i vendosur në listat jo të sigurta. Gjatë javës që lamë pas patëm shumë zhvillime të kësaj natyre, ku përveç deputetëve Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj, dy ditë më parë edhe deputeti socialist, Sadri Vorpsi dha dorëheqjen duke vendosur të mos kandidojë më për deputet.

Ndërsa të njëjtin vendim ka marrë edhe deputetja Reme Lala, e cila ishte pozicionuar hapur në krah të PS dhe pritej të kandidonte në këto zgjedhje në qarkun e Tiranës. Gazeta ka mësuar se një tjetër emër që mund të mbetet jashtë është Sadri Abazi, ndërkohë në pikëpyetje është Blerina Gjylameti, e cila mund të lëvizë drejt Pogradecit ose Korçës. Po ashtu ministrja Xhaçka mund të lëvizë nga zona e kandidimit, ndërkohë që do kemi shumë prurje të reja përveç Najada Çomos dhe Lujeta Bozos. Po ashtu Rama mësohet se do të largojë emrat që janë sulmuar shpesh në media e veçanërisht nga opozita. Të parët janë ata ku familjarët e tyre janë përfshirë në skandale. Po ashtu ikin emrat anonimë. Pra do të ketë furtunë në PS.

Paraardhëse

Gjermania i jep fund “përgjithmonë” energjisë nukleare

Pasardhëse

Luljeta Bozo flet për kandidimin me PS: Kam detyrime ndaj qytetarëve për shkak të tërmetit, nuk më tremb jeta parlamentare

Pasardhëse

Luljeta Bozo flet për kandidimin me PS: Kam detyrime ndaj qytetarëve për shkak të tërmetit, nuk më tremb jeta parlamentare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.