Pas aksidentit shkatërrues që ndodhi në Japoni, në Fukushima më 2011, qeveria Gjermane deklaroi që do t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë gjithë energjisë nuklear dhe bërthamore në vendin e saj, në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhnin kurrë në shtetin e tyre. Pas vitesh përpjekjesh Gjermania arriti të bindte çdo kompani energjie të lejonte transferimin e Gjermanisë nga një hab bërthamor në një shtet që përdor energji të pastër dhe që nuk rrezikohet nga shkatërrimet bërthamore.
Më 2021 Gjermania deklaroi që ky vit do të ishte procesi i fundit në transferimin e një shteti me energji të pastër dhe që ky do të ishte fundi i energjisë nukleare në vend. Edhe pse shteti gjerman i kishte premtuar kompanive energjitike disa muaj më shumë për të përfunuduar procesin ato ranë dakord pasi shteti i premtoi kompanive një shumë prej 2.4 miliardë euro për të konpensuar humbjet e tyre. Në këtë mënyrë shteti evitoi çdo lloj gjyqi apo akuzimi të mundshëm nga kopmanitë për “padrejtësi” si dhe arriti të nënshkronte kontrakta të reja me operatorët për zhvillimin e sistemit energjitik në Gjermani.
Ky konsiderohet një sukses i madh për qeverinë gjermane, të cilët shpresojnë që pjesa tjetër e Europës, sidomos dy fqinjët e tyre më të mëdhejn me centrale bërthamore Franca dhe Polonia të ndjekin të njëjtën rrugë. Në mënyrë që i gjithë kontinenti të jetë një vend më i sigurtë.
Diskutime rreth kësaj post