• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Opozita: Hapja e listave fitore e jona, qytetarët nuk e duan më PS-PD-LSI, në 25 prill do përmbysim establishmentin

16 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opozita parlamentare është e bindur se me hapjen e listave do fitojë ajo dhe qytetarët shqiptarë. Kështu deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari pas mbledhjes së dy ditëve më parë të Këshillit Politik ka hedhur akuza në drejtim të 3 partive, PS-PD-LSI.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Hajdari shprehet se këto parti nuk po kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, por po “luajnë” për interesat e tyre personale. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen 100% të listave.

“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%. Problemi që kemi në Këshill është se Rama po kërkon të mbajë tepsinë, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partiçkave, ndërsa populli mezi po pret t’i heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne. Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare”, – shkruan deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari.

Nga ana tjetër deputeti i opozitës dhe që është rreshtuar në krah të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka shpërthyer në adresë të qeverisë. Deputeti i opozitës në Kuvend ka reaguar në rrjetet sociale ditën e djeshme pas largimit të Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit. Për Përmetin ky vendim i kryeministrit Edi Rama ka anën pozitive dhe negative. Sipas tij, lajm i mirë është fakti që u largua një nga ministret më të dobëta që ka njohur sistemi arsimor, ndërsa ka quajtur lajm të keq faktin që ky vendim tregon se në këtë vend çdokush mund të marrë pa asnjë meritë një post kaq të rëndësishëm.

“Lajmi i mirë dhe lajmi i keq i largimit të Besa Shahinit. Lajm i mirë për faktin se mund të jetë nga ministrat më të dobëta që ka njohur sistemi arsimor shqiptar. Nuk kreu asnjë reformë dhe mandati i saj u kalua me skandale të mëdha”, – shkruan Përmeti.

Paraardhëse

Bushati del me deklaratën surprizë: Rama do jetë kryeministër në 2021

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu: PS po bën propagandë në media, ja pse nuk mund të marrë një mandat të tretë

Pasardhëse

Kreshnik Spahiu: PS po bën propagandë në media, ja pse nuk mund të marrë një mandat të tretë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.