Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social, Spahiu u shpreh se Partia Socialiste po kopjon sloganin që është përdorur në vitin 2013 nga partia që ai drejtonte, duke shtuar se Rilindja nuk mund të marrë një mandat të tretë.
“As “Skënderbeu” s’mund të qeverisë 3 mandate me Mamica! “Rilindja” u kopjua si slogan në 2013 si një mënyrë për të rivalizuar, patriotizmin Kuqezi i cili kishte fituar shumë terren në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë. Nga sondazhet rezultonte që kuqezi kuotoheshin 18%, 8 muaj para zgjedhjeve dhe socialistëve u duhej një fasadë patriotike rivalizuese sepse Kuqezi po gërryente elektoratin majtas. Pas bllokimit mediatik të kuqezinjve, “Rilindja” mori flamurin dhe protagonizmin. Në 8 vite kryeministri Rama, investoi maksimalisht figurën mediatike për të krijuar profilin nga “Skënderbeu” dhe deri te mjekra e Ismail Qemalit”, – tha Spahiu.
Më tej ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi shtoi se Rama ka dështuar në qeverisjen e vendit, duke theksuar se një pjesë e madhe e ministreve që ai ka emëruar kanë qenë anonime dhe jo të afta për drejtimin e ministrive.
“Kjo është fasada dhe imazhi mediatik. Por a zgjodhi “Skënderbeu” i ri një ushtri me “Rilindas” për ta bërë Shqipërinë një shtet të fortë dhe komb superior në Ballkan? Jo absolutisht jo, madje bëri të kundërtën. Gjysma e grave që emëroi ministre e kishin parë Kosovën vetëm në TV, sepse për trevat e tjera nga Presheva në Prevezë nuk kishin dëgjuar kurrë. Anonimiteti i tyre dhe cektësia në mendimin dhe përfaqësimin politik ishte skandaloze. Rama dështoi në patriotizmin esencial të institucioneve. Le të marrim një shembull: Emërimi i dy ministrave nga Kosova ishte brilante si ide në hapin për unifikim të diplomacisë dhe arsimit shqiptar në Ballkan, por a mundet Besa dhe Genti të përfaqësonin Kosovën? Jo absolutisht jo. Madje, përzgjedhja e Gentit dhe Besës ishin konsumim dhe djegie e kauzës sepse Shqipëria u zhgënjye nga dy “Isa Buletinët” e rinj”, – tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post