• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çfarë pritet të ndodhë? Koronavirus ka mbërthyer botën, arrin në 50 shtete, flasin ekspertët: Ky virus do të shkaktojë një pandemi botërore

28 February, 2020
në Botë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhënat mbi koronavirusin COVID-19 sa vijnë e shtohen, po ashtu edhe numri i të prekurve në të gjithë globin.

Virusi ka mbërritur në çdo kontinent përveç Antarktidës, duke shënuar 82,411 të infektuar deri në mëngjesin e sotëm. Ndërlikimet në shëndet vazhdojnë, teksa mjekët dhe shtëpitë farmaceutike ende po punojnë për gjetjen e një vaksine kuruese. COVID-19 u shfaq për herë të parë në Dhjetor të 2019 në Kinë, por përhapja e madhe e tij jashtë këtij territori është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekëve sot.

Përhapja në Botë

Përtej Kinës dhe vende kufitare, virusi ka infektuar edhe qendrën e Evropës. Ditën e Mërkurë Organizata Botërore e Shëndetësisë, konfirmoi për herë të parë përhapjen e këtij virusi nga vendi origjinë në vende të tjera. Në veri të Italisë numërohen më shumë se 400 raste dhe 12 të vdekur të cilët i janë shtuar bilancit të 2,808 vdekjeve të shënuar nga ky virus në të gjithë botën.

Koronavirusi ka treguar raste të shpërndarjes së tij në disa rajone të italisë, duke përfshirë edhe jugun e Italisë në zonën e Puglias. “La Republica”, të cilës i referohet AgroWeb.org raporton se, rajone të tjera të prekura janë Veneto, Emilia Romania, Liguria, Piemonte, Lacio, Siçilia, Toskana dhe Lombardia, ku shënohet edhe numri më i madh i të infektuarve që arrin në 305. Raste të reja në afërsi të Shqipërisë janë konfirmuar në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.

Mësohet se të prekurit në këto vende ishin kthyer nga Italia vetëm disa ditë më parë dhe po mbahen të izoluar në karantinë.b Ndër vendet e fundit që kanë regjistruar të prekur nga koronavirusi COVID-19 janë Danimarka, Norvegjia dhe Estonia.

Çfarë pritet të ndodhë

Qendra Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, lajmëroi dje se Amerika duhet të përgatiten për një situatë pandemie. “Situatta në të cilat ndodhet globi sot të çojnë në përfundimin se ky virus do të shkaktojë një pandemi botërore”, kështu u shpreh për mediat Anne Schuchat, Zëvendës Drejtoreshë e CDC.

Sipas ekspertëve tani nuk është e rëndësishme të diskutohet se a do të ndodhë shpërthimi i kësaj pandemie. Por se kur kjo do të ndodhë, sa vende do të infektohen dhe sa persona mund të rrezikojnë jetën nga ky komplikim. Ndërkohë vetëm dy ditë më parë kreu i OBSH, bëri thirrje për të treguar kujdes maksimal, duke mos përjashtuar as mundësinë e përhapjes së pandemisë botërore./AgroWeb

Paraardhëse

Do mbyllë kufijtë me Italinë për koronavirusin? Franca merr vendimin

Pasardhëse

“Çmendet” moti, paralajmërojnë sinoptikanët: Ja çfarë na pret javën që vjen

Pasardhëse

“Çmendet” moti, paralajmërojnë sinoptikanët: Ja çfarë na pret javën që vjen

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.