Fundjava me reshje të dendura shiu e bore dhe erëra të forta do të pasohet nga kthjellimet të cilat do të vijojnë të paktën deri të mërkurën.
E hëna, gjatë gjithë ditës, paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të hënën, do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës. Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C mëngjesi më i freskët në zonat malore deri mbi 28°C, në orët e mesditës, zonat Perëndimore.
Diskutime rreth kësaj post