Presidenti i Francës Macron pas takimit me kryeministrin italian Giuseppe Conte tha si virusi nuk njeh kufij.
“Mbyllja e kufijve është e papranueshme dhe do të sillte një dëm të pakthyeshëm ekonomik”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte pas takimit me presidentin francez.
“Vendi nuk mund të paralizohet,” shtoi Conte, duke përsëritur se masat e marra u sugjeruan nga ekspertët më të mëdhenj shkencorë.
Giuseppe Conte tha gjithashtu se:
“Që në fillim qeveria ka vepruar me përgjegjësi të madhe ndaj emergjencës, e cila sipas tij, nuk ka të bëjë vetëm me Italinë dhe, në të ardhmen, do të mbulojë gjithashtu edhe vendet që duken më pak të përfshira”, ndoshta duke aluduar për Francën ku në 24 orë numri i të infektuarve është dyfishuar dhe është rritur frika se do të ketë fatin e Italisë.
Diskutime rreth kësaj post